
Greqia sqaroi se sjellja e Tiranës në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur etnik grek të burgosur Fredi Beleri është në konflikt me acquis europiane, apo tërësinë e të drejtave dhe detyrimeve të përbashkëta që i bashkon të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
Megjithatë, në fjalimin e tij në Bundestagun për buxhetin, Scholz u shpreh haptazi se “kur një vend ka ndërmarrë reforma të gjera, si në rastin e Shqipërisë, për shembull, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë”, tha kancelari që nënkuptoi se këtë e konsiderojnë një problem mes dy palëve.
Pa përmendur cështjen e Belerit, Scholz e bëri të qartë se “është koha që të gjithë të shikojnë panoramën më gjerë – dhe kjo vlen si për vendet kandidate, ashtu edhe për vendet anëtare të BE-së”. Shqioëria duhet të presë këtë fundjavë sinjalet nga mbledhja e Këshillit Europian për nisjen e negociatave mbi kapitujt e parë brenda fundit të këtij viti.
Kathimerini shkruan se ajo është hequr nga draft-konkluzionet e samitit në lidhje me zgjerimin e BE-së me insistimin e Athinës për shkak të çështjes Beleri, dhe se nuk priten ndryshime gjatë seancës së të enjtes. E megjithatë, perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë po bëhet gjithashtu një arsye tjetër që Berlini të promovojë nevojën për vendosjen e votimit të shumicë të cilësuar, vazhdon shkrimi. Scholzi në Bundestag e theksoi hapur nevojën e heqjes së vetos për etapa të caktuara të zgjerimit.
