LAJME / E Diel 24 Dhjetor 2023, 14:02

Krishtlindjet, fluks udhëtarësh në pikat doganore dhe portin e Durrësit

Shtetas shqiptarë dhe të huaj po udhëtojnë drejt vendit tonë në prag të festave të fundvitit. Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se këto ditë ka pasur radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës.

Megjithatë shtimi i sporteleve nga pala greke ka kthyer normalitetin n? këtë pikë doganore.

Gjatë paradites së kësaj të diele një numër më i pakët emigrantësh janë kthyer në atdhe, ndërsa është ulur ndjeshëm edhe fluksi i qytetarëve që i drejtohen vendit fqinj. E shtuna ka shënuar pikun e hyrje-daljeve nga kjo doganë,me 8441 udhëtarë në hyrje dhe 2882 qytetarë të cilët kanë dalë nga territori i vendit.

Policia kufitare greke i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së autoriteteve tona të kufirit, duke shtuar sportelet dhe personelin,çfarë ka ndikuar në shmangien e radhëve dhe vonesave. Pala greke po punon me 5 sportele, ndërsa mbahen hapur 6 sportele nga pala shqiptare.

Fluks të shtuar ka pasur edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës,prej nga ku 24 orët e fundit kanë hyrë 4149 qytetarë dhe kanê udhëtuar drejt Maqedonisë sê Veriut 3403 qytetarë.

-Në pikën e Muriqanit, raportohet se kanë hyrë 1390 automjete brenda 24 orëve.

-Ndërkohë ka një fluks të shtuar edhe në Portin e Durrësit