
Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në lagjen Kolonia në Gjakovë, ku një i ri humbi jetën pas një konflikti të përgjakshëm mes dy grupeve familjare.
Sipas informacioneve të siguruara nga burime të besueshme të afërta me hetimin, në ngjarje janë përfshirë Ilir Sofra, Floreta Hadri, L.K., Sehar Gashi, Senad Gashi dhe Egzon Gashi.
Rasti është raportuar rreth orës 21:30 në rrugën “Ali Ibra”, pasi Policia e Kosovës kishte pranuar informacion për një rrahje në progres. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se dy grupe familjare ishin përfshirë në një përleshje fizike.
Sipas të dhënave fillestare të hetimit, gjatë konfliktit dyshohet se Ilir Sofra ka përdorur një mjet të mprehtë dhe ka goditur viktimën B.G., i lindur në vitin 2008.
Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka humbur jetën.
Po sipas raportit policor, një person tjetër i përfshirë në rast dhe vetë Ilir Sofra kanë pësuar lëndime dhe janë duke marrë trajtim mjekësor.
Mjeti i mprehtë që dyshohet se është përdorur në ngjarje ende nuk është gjetur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
