LAJME / E Enjte 14 Dhjetor 2023, 17:05

KE ofron 62 milionë Euro grant për hekurudhën shqiptare

Paratë financojnë segmentin Durrës-Rrogozhinë, pjesë e korridorit të 8

Komisioni Europian ka vendosur t’i ofrojë 62 milionë Euro grant qeverisë shqiptare, para të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të 8.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen e FB nga ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, e cila shprehet se ky projekt i rëndësishëm për Shqipërinë, por edhe rajonin do të ketë mbështetjen e Bashkimit Europian.