LAJME / E Shtunë 6 Gusht 2022, 18:06

Kapet peshkaqeni 7 kg, 500 metra larg bregut në Lukovë

Në rrjetat e peshkatarëve mëngjesin e sotëm në plazhin e Lukovës ka rënë një peshkaqen 6.7 kilogramë.

Peshkaqeni është gjetur në thellësinë 30m dhe 500m larg bregut të detit. Pushuesit të tregohen të kujdesshëm pasi kjo nuk është hera e parë që në rrjetat e asaj zone përfundojnë peshkaqenë.

Peshkatari që e ka kapur mban veshur një kapele me flamurin amerikan. Një simbolikë kjo e arrestimit të peshkaqenëve të mëdhenj dhe jo cironkave të shtetit.