
Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, i arratisur mëngjesin e së enjtes nga burgu i Brindisit, është arrestuar disa orë më vonë pas një operacioni të gjerë kërkimi të zhvilluar nga forcat italiane të rendit.
Lajmi për arratisjen e të riut shqiptar, Xhuljano Quku, u bë publik fillimisht nga sindikata e policisë penitenciare SAPPE dhe më pas u konfirmua nga autoritetet.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, i riu përfitoi nga momenti i hapjes së oborrit të shëtitjes për të kapërcyer murin e sigurisë dhe për t’u larguar nga institucioni penitenciar.
Sindikata pretendon se arratisja u lehtësua nga mungesa e personelit, pasi polici i shërbimit ishte i detyruar të mbulonte disa poste njëkohësisht.
“Polici në detyrë duhej të mbikëqyrte njëkohësisht oborrin e shëtitjes dhe repartet e tjera të burgut, përfshirë një sektor me të burgosur nën mbikëqyrje të lartë”, deklaroi SAPPE.
Sindikata ka ngritur gjithashtu shqetësimin për mbipopullimin dhe mungesën e stafit në burgun e Brindisit, duke theksuar se numri aktual i efektivëve është i pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë e institucionit.
Arrestimi pas disa orësh kërkime

Pas arratisjes, autoritetet nisën menjëherë operacionin e kërkimit në të gjithë provincën e Brindisit. Pas disa orësh, 23-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua në Latiano, zonë ku banon e dashura e tij.
Operacioni u realizua nga agjentët e Komisariatit të Mesagnes dhe efektivët e policisë së burgjeve, me mbështetjen e karabinierëve.
Sipas mediave italiane, i riu jetonte në Mesagne përpara arrestimit të tij disa muaj më parë. Ai po vuante një dënim për vepra penale që lidhen me posedimin e lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje dhe kundërshtimin e një zyrtari publik.
Ndërkohë, SAPPE ka paralajmëruar se do të paraqesë kallëzim pranë autoriteteve kompetente lidhur me situatën e personelit dhe kushtet e sigurisë në burgun e Brindisit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
