LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 19:07

Ish-drejtori i Shkodrës, Gentian Berberi kërcënon shefin e personelit, pezullohet nga detyra

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor.

Pak ditë më parë, Berberi u shkarkua nga detyra e tij si drejtor i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët, pasi identifikoi dhe shkatërroi disa parcela me kanabis në rajon.

Pas largimit nga detyra, ai u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e Analizës.

Shih edhe Biznese dhe shtëpi të grabitura në seri, grupi i 'skifterëve' shqiptarë goditet, 2 të arrestuar! Të dyshuar me precedentë, ja dënimi që do të marrin
Sipas burimeve, këtë të enjte, Berberi u paraqit në zyrën e Drejtorit të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku dyshohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka kërcënuar zyrtarin për shkak të uljes në detyrë.

Pas incidentit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vendosur ta pezullojë menjëherë nga detyra Berberin, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat e hetimit disiplinor ndaj tij për sjelljen e dyshuar.

Ndërkohë, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore ka ngritur një kallëzim penal në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë (AMP), duke e akuzuar ish-drejtoreshën për fyerje dhe kërcënime të bëra ndaj saj gjatë kohës që ishte në detyrë.

Rasti po verifikohet nga AMP, ndërsa priten rrethanat e plota të incidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE