LAJME / E Shtunë 14 Qershor 2025, 18:06

Irani paralajmëron raketën “Khaibar” me rreze 2000 km: Bota do të befasohet

 

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar lëshimin e një rakete të re balistike me rreze të gjatë veprimi, duke shtuar tensionet me Izraelin

pas sulmeve të fundit në infrastrukturën ushtarake iraniane, ku mbetën të vrarë disa komandantë të Gardës Revolucionare, shkruan Gazeta Sinjali.

Raketa “Khaibar”, e cila ka një rreze veprimi prej 2000 kilometrash, përshkruhet nga mediat iraniane si një arritje e avancuar teknologjike. Ajo është e pajisur me një kokë luftuese me fuqi të lartë shpërthyese dhe sisteme moderne navigimi, përfshirë përdorimin e GPS-së, që rrit ndjeshëm saktësinë e saj.


Një nga veçoritë më shqetësuese të “Khaibar”-it është shpejtësia hipersonike gjatë fazës së rikthimit në atmosferë, gjë që e bën atë jashtëzakonisht të vështirë për t’u interceptuar nga sistemet mbrojtëse raketore, përfshirë ato izraelite.

Ky paralajmërim i ri vjen në një moment kritik për sigurinë në Lindjen e Mesme. Zyrtarët iranianë kanë deklaruar se “bota do të befasohet nga ajo që do të shohin”, ndërsa Izraeli ka ngritur gatishmërinë ushtarake në nivel të lartë.

Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar me shqetësim, duke paralajmëruar për rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit që mund të destabilizojë më tej rajonin  ,  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE