Në një zhvillim të ri në tensionet mes Iranit dhe Izraelit, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se do të lëshojnë së shpejti raketa të reja, duke theksuar se “bota do të befasohet nga ajo që do të shohin”.
Ky paralajmërim vjen pas sulmeve të fundit nga ana e Izraelit që kanë goditur infrastrukturën ushtarake iraniane dhe kanë rezultuar në vdekjen e disa komandantëve të Gardës Revolucionare.
Raketa “Khaibar” është një projektil i ri balistik iranian me një rreze veprimit rreth 2000 kilometrash, që e bën atë të aftë të godasë direkt territorin izraelit.
Emri i saj është një referencë historike, duke iu referuar Betejës së Hajbarit të shekullit të XII-të.
Kjo raketë ka një kokë luftuese konvencionale me fuqi shpërthyese të rritur dhe sisteme të avancuara navigacioni, përfshirë përdorimin e GPS-së, që rrisin saktësinë e saj.
Gjithashtu, raketa arrin shpejtësi hipersonike në fazën e rikthimit në atmosferë, duke e bërë atë të vështirë për t’u kapur nga sistemet mbrojtëse raketore, shkruajnë mediat.
Nëse realizohet lëshimi i raketës “Khaibar”, kjo mund të shënojë një rritje të ndjeshme të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe mund të çojë në një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit.
Për më tepër, përdorimi i raketave me shpejtësi hipersonike mund të sfidojë aftësitë e sistemeve mbrojtëse të Izraelit dhe të shtojë pasiguri në rajon.
Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, autoritetet izraelite janë në gatishmëri të lartë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar shpreh shqetësime për mundësinë e një konflikti të përhapur në rajon. /Telegrafi , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE