
“Numri i netëqëndirmeve nga jorezidentët u rrit 97.5% krahasuar me 2022”
Shifrat zyrtare vijojnë të tregojne gjithnjë e më tepër rezultate pozitive që lidhen me bumin turistik të vitit që lam pas, sidomos edhe sa i përket strukturave akomoduese në vend.
Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në muajin Nëntor të 2023, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 43,5% në strukturat akomoduese, në krahasim me Nëntorin e 2022. Sië vihet re të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm ku numri i vizitorëve rezident është rritur me 26%, ndërsa numri i vizitorëve jorezident është rritur me 60,3%.
Gjithashtu rezultate tejet pozitive ka shënuar edhe numri i netëqëndrimeve dhe sipas INSTAT gjithsej rritja ishte me 79,8%, në krahasim me Nëntorin e 2022. Në mënyre specifike numri i netëqëndrimeve nga vizitorët rezidente është rritur me 55,7% dhe numri i netëqëndrimeve nga jorezidentet u rrit me 97,5%.
Instituti i Statistikave jep detaje edhe për numrin e vizitorëve jorezidente të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 60,7%.
Të ndarë sipas rajoneve vihet re se në Nëntor të vitit të kaluar numri më i lartë i vizitorëve rezulton me 52% në “Rajonin Qendër“, 65.4% në “Zonat Jo-bregdetare”, ndërsa shifra rekord është shënuar në strukturat akomoduese “Hotele dhe akomodime të ngjashme” me 97,1%.
Bazuar në të dhënat zyrtare gjatë 2023 Shqipërinë e vizituan mbi 10 milionë turistë, ndërsa pritshmëritë për këtë vit janë edhe më të larta veçanërisht gjatë muajve të verës.
