LAJME / E Enjte 18 Qershor 2026, 19:07

Identifikohen protestuesit që Edi Rama i quajti “tam-tamexhinj”, ja kush janë ish-bashkëpunëtorët e hershëm të PS dhe VIP-at në profilin e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij portretet e disa prej protestuesve që kanë dalë çdo pasdite ne shesh duke kërkuar dorëheqjen e tij, disa prej tyre personazhe të njohur të politikës, medias dhe showbizit.

Ai i quan këto personazhe "tam-tamexhinj" dhe se me tubimet e tyre, ata "kujtuan se u bë bulevardi kos për lugët e tyre të ndryshkura, u thonë flamingove se rezoluta e djeshme e Parlamentit Europian na qenkej fitorja e tyre e parë!"

Newsbomb.al ka mundur të identifikojë një nga një personazhet e listuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa disa kanë nisur të reagojnë në rrjetet e tyre sociale dhe e shohin publikimin si një kërcënim dhe paralajmëron se do të kërkojnë azil.

Ai i quan protestuesit "flamingo", nisur emri që ka marrë lëvizja qytetare, ndërkohë që thekson se ata e kanë marrë fitoren e parë me qytetarinë e tubimit të tyre, por ama "po shijojnë sfilatën e bukur në bulevard mes sorrave, korbave e llapaqorrave."

Portretet e protestuesve që Edi Rama i quajti "tam-tamexhinj"
Epiteti i fundit u drejtohet tipikisht dy drejtuesve të partive të vogla opozitare që janë çdo pasdite mes protestuesve, ndërsa newsbomb.al ka arritur të identifikojë mes portreteve edhe dy ish-bashkëpunëtorë të hershëm të Edi Ramës; pikërisht Arta Dade dhe Ditmir Bushati.

Dy politikanë me integritet dhe arritje të mëdha personale e profesionale, por që këto ditë protestash janë rreshtuar krah qytetarëve dhe kanë refuzuar pjesëmarrjen në aktivitetet për 35 vjetorin e Partisë Socialiste.

Në fotografi, nisur nga e majta në të djathtë, sipër, janë: Arlind Qori, Arta Dade, Flor Binaj, Dea Michelle Hoxha, Gerta Shino, Agron Shehaj, (7, e paidentifikuar), Redi Muçi, (8, i paidentifikuar) Fatma Haxhimali, Ditmir Bushati dhe Fjoralba Ponari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE