LAJME / E Diel 28 Qershor 2026, 15:03

I riu britanik i bashkohet protestës në Tiranë: Rama tha se kemi frikë të vijmë? Ja ku jam nga Anglia

Në ditën e 28-të të rezistencës kombëtare, para zyrës së kryeministrit kanë filluar fjalimet e para nga aktivistët dhe qytetarët e revoltuar.

Mes shumë zërave që janë ngjitur shkallëve të tribunës së improvizuar, vëmendja e të gjithëve është tërhequr nga një i ri britanik, i cili ka marrë fjalën, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për kauzën e protestuesve.

Shtetasi britanik ka udhëtuar posaçërisht nga Mbretëria e Bashkuar për të qenë i pranishëm në këtë tubim madhështor, duke sfiduar hapur deklaratat e fundit të kreut të ekzekutivit.

Gjatë fjalimit të tij para mijëra qytetarëve të mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, i riu anglez sulmoi drejtpërdrejt narrativën e qeverisë, e cila pretendonte se protestat po dëmtojnë imazhin e vendit dhe po largojnë vizitorët e huaj.

«Edi Rama tha se turistët kanë frikë të vijnë sepse këtu ka protesta. Erdha nga Mbretëria e Bashkuar për të thënë këtu se ata janë plehra!», deklaroi i riu britanik, duke marrë brohoritje të mëdha nga turma.

Më pas ai u përqendrua te burimet natyrore të Shqipërisë, duke bërë thirrje që vendi të mbrohet nga tjetërsimi i pronës dhe projektet korruptive.

Ai zgjodhi ta mbyllte fjalimin e tij me thirrje të qarta në shqip, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kryeministrit nga zyra e tij.

“Ky vend është shumë i bukur për t’u shitur! Edi Rama jep dorëheqjen! Shqipëria e Re!” ishin fjalët e tij përmbyllëse që ndezën atmosferën përpara zyrës së kryeministrit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE