LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 16:04

I mori jeten bashkeshortes se tij, del foto e autorit te ngjarjes se rende

Shtjefën Ziçi është 62-vjeçari i cili vrau mesditën e kësaj të enjteje me armë zjarri bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi në Shkodër.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në unazën lindore të qytetit. Rreth orës 13:30, shtetasi Shtjefën Ziçi, 64-vjeç, ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij shtetasen Bardhe Ziçi, 54 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, Policia e ka arrestuar autorin.

“Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE