LAJME / E Mërkurë 24 Qershor 2026, 18:06

Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë shkund këtë shtet, mësohet epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter goditi Kaliforninë Veriore, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Sipas autoriteteve sizmologjike, epiqendra e tërmetit u lokalizua pranë Redwood Valley, në një thellësi prej rreth 8.1 kilometrash.

Pas goditjes kryesore u regjistrua një lëkundje pasuese me magnitudë 2.5. Autoritetet po kryejnë inspektime për të vlerësuar ndikimin e lëkundjeve në infrastrukturë dhe ndërtesa. Deri tani nuk janë raportuar dëme serioze, megjithëse tërmeti u ndje në një zonë të gjerë përreth epiqendrës.

Ngjarja u regjistrua nga 57 stacione monitorimi dhe u analizua nga shkencëtarët për të përcaktuar karakteristikat e saj sizmike.

Autoritetet theksuan gjithashtu se nuk ka pasur rrezik për cunami pas tërmetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE