LAJME / E Diel 7 Janar 2024, 01:01

Dhunimi i tre shqiptarëve, reagon Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi: Autoritetet ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen, autor

Menjehere pas dhunimit te 3 te rinjve shqiptare nga te dyshuartit serbe te Bosnjes, ka reaguar me nje deklaratë dhe Ambasada e RSH në Mal të Zi lidhur me dhunën ndaj 3 shtetasve shqiptarë pasditen e sotme.

Ambsada jone nenvizon se ata jane kontaktuar dhe marre ne mbrojtje.

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.

Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.

Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.

Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze./m.j