LAJME / E Diel 14 Qershor 2026, 22:10

I FUNDIT/ Rama mbledh nesër me urgjencë Kryesinë dhe grupin parlamentar

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar pasditen e sotme se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist dhe do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Sipas informacioneve, në Partinë Socialiste nesër do të zhvillohet një mbledhje e kryesisë në orën 09:30, e ndjekur nga mbledhja e grupit parlamentar në orën 10:00.

Ndërkohë, bëhet me dije se Koçeku nuk ka qenë e pranishme as në festimet e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, të zhvilluara në sheshin “Italia” në Tiranë.

Në reagimin e saj publik, ajo ka theksuar se idealet dhe vlerat e saj mbeten të njëjta që para angazhimit në politikë, duke nënvizuar se ato përcaktojnë kufijtë e saj politikë.

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ka shkruar Koçeku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE