
Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së enjtes në lagjen Battalgazi të provincës Malatya në Turqi.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundja sizmike ndodhi në orën 16:22 me epiqendër në distriktin Battalgazi.
Autoritetet bëjnë me dije se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 9.13 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.
Deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo dëme materiale të konsiderueshme, ndërsa ekipet përkatëse vijojnë monitorimin e situatës në zonë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona përreth, duke shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët kanë dalë përkohësisht jashtë banesave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
