LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 13:01

Krimi brenda familjes: Ky është personi që vrau vëllanë e vet, zbulohen detajet e para

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Kavajën, ku një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi me humbjen e jetës së njërit prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një arë, ku dy vëllezërit ndodheshin së bashku duke punuar. Për arsye që ende po hetohen, mes tyre ka shpërthyer një debat, i cili brenda pak çastesh ka eskaluar në dhunë.

Bazuar në raportimet e mediave shqiptare, autori i dyshuar është Muhamet Rreshka, 76 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij, Eqrem Rreshka, 74 vjeç, duke i shkaktuar plagë fatale.

Viktima u transportua me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka bërë të ditur se 76-vjeçari është shoqëruar në stacionin policor menjëherë pas ngjarjes, ndërsa ndaj tij po kryhen të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, në përputhje me afatet ligjore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë kompetente, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa motivi i saktë i konfliktit mbetet ende objekt hetimi nga autoritetet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE