
Nga Petrit Vasili
Edi Rama sot është strukur si mi dhe mbahet pas një shprese të vetme, që është policia kafshërore. Çdo pushtetar në ditët e fundit të tij fshihet pas policisë dhe ushtrisë ashtu siç bëri edhe Partia e Punës në ditët e saj të fundit në vitet ’90.
Asgjë tjetër nuk i ka mbetur Edi Ramës përveç idiotëve të policisë me uniformë dhe naziskinëve civilë të maskuar, që lëshohen rrugëve me shkopinj, me skafandra, me gaz lotsjellës e bomba uji dhe dhunojnë qytetarët e varfër, të papunë dhe të pashpresë.
Tashmë Edi Rama është një i vdekur politikisht, që s’ka lënë budalla dhe ordiner pa futur e pa nxjerrë në qeverinë e tij, e cila është katandisur në një landfill, që riciklon çdo lloj plehre.
Shpërdorimi i policisë dhe i horrave pa uniformë me xhupa të zinj, që fshehin fytyrën ndërsa dhunojnë e rrëmbejnë protestues, janë prova se Edi Rama i ka shpallur luftë të hapur popullit.
Me këto veprime kafshërore të policisë, Edi Rama ka stimuluar hakmarrjen legjitime dhe vetëgjyqësinë me çdo formë e mjet dhe ka polarizuar shoqërinë në ekstrem, duke e rënduar përditshmërinë e shqiptarëve vetëm e vetëm për të mbrojtur korrupsionin e tij.
Policia e bën këtë vetëm e vetëm që të mbrojë hajdutët me në krye kryeministrin, ndaj dhunon të vjedhurit dhe të plaçkiturit, që janë qytetarët e thjeshtë.
Edi Rama përfaqëson sot një bandë armiqësore puçiste, që ka pushtuar zyrat e shtetit dhe plaçkit taksat e shqiptarëve dhe votat e tyre përmes miliardave të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Edi Rama është sot peng i kësaj policie dhe naziskinëve xhupzinj, që komandohen nga maskarenj të inkriminuar në krye të policisë dhe që janë shërbëtorë dhe gjymtyrë të krimit, të cilit i japin informacione dhe e mbështesin hapur.
Shikojini veprimet kafshërore të policisë dhe mos harroni se janë po këta pisa, që nxjerrin njerëzit me dhunë nga pronat e tyre, përfshirë edhe socialistët, që i kanë votuar.
Kur maskarenjtë, hajdutët dhe kriminelët qeverisin, s’ka asnjë qytetar që mund të jetë i qetë në punën dhe shtëpinë e tij, pavarësisht se kë ai voton.
Edi Rama pas brekëve të policisë së maskarenjve i ka ditët të numëruara, por vetëm duhet të mos harrojë se po e rëndon shumë e më shumë faturën e vetes dhe të policisë që po përdor.
Edi Rama duhet të mos harrojë kurrë shprehjen e popullit, që thotë: “Hak pa marrë dhe gjak pa larë nuk ka në këtë botë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
