LAJME / E Premte 22 Dhjetor 2023, 17:05

Gruaja e dehur me makinë hyn në aktivitetin me fëmijë në Vlorë. Kundërshton efektivët e policisë

Një shtetase shqiptare me automjet të llojit “Ford Kuga” me targa italiane, e dehur në timon dhe me birrë në automjet, ka hipur mbi trotuarin në sheshin përpara bashkisë Vlorë.

Në sheshin përpara bashkisë po zhvillohej koncerti i fëmijë të kopshteve të qytetit. Aty ndodheshin dhjetëra fëmijë, prindër dhe qytetarë.

Policia e ka ndaluar mjetin, por zonja nuk pranon të zbresë nga makina dhe as nuk pranon të largohet me automjet.

Ajo ka shpërthyer në sharje ndaj çdo personi që i afrohet.

Më ps qytetarja u shoqërua në komisariat.