
Këngëtarja e mirënjohur Gresa Behluli ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “100 vjet bashkë”.
Kjo këngë vjen si një dedikim i ndierë dhe plot dashuri për të gjitha çiftet që kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Ajo që e bën krejtësisht unik këtë projekt është videoklipi, i cili përmban pamje nga dasma e motrës së saj, Agnesës.
Pikërisht me këtë këngë, të kënduar live nga Gresa, çifti i ri ka bërë hyrjen e tyre në sallën e dasmës, duke dhuruar momente mjaft emocionuese për të pranishmit.
Përveç pamjeve të bukura të motrës, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është vetë Gresa.
Si rrallëherë, këngëtarja është shfaqur krah bashkëshortit të saj në klip. Në videon e realizuar nga Norik Uka, çifti shihet duke vallëzuar së bashku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
