LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 19:07

Goditje e fortë në LDK? Votuesit “fundosin” kandidatët e Vjosës - ja sa vota morën

Në zgjedhjet e 7 qershorit, tri figura politike që më herët kishin qenë pjesë e GUXO-s në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe më pas iu bashkuan listës së Vjosa Osmanit, kanë garuar sërish për deputetë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një konfigurim të ri politik.

Bëhet fjalë për Albena Reshitaj, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli, të cilët në këto zgjedhje kanë garuar në listën e LDK-së, ndryshe nga cikli i kaluar kur ishin pjesë e GUXO në koalicion me Vetëvendosjen.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, rezultatet e tyre ishin si më poshtë:

Jeta Statovci – 37,916 vota
Haxhi Avdyli – 33,562 vota
Albena Reshitaj – 29,308 vota

Ndërsa në zgjedhjet e 7 qershorit, përformanca e tyre po del dukshëm më e ulët, nga numërimi i mbi 28% të votave:

Albena Reshitaj – 3,665 vota
Jeta Statovci – 2,750 vota
Haxhi Avdyli – 1,322 vota.

Megjithatë, ka ende shumë vota të kandidatëve të pa numëruara, dhe procesi po vazhdon në QKN, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE