LAJME / E Martë 22 Shtator 2026, 22:10

Trump “çmend” Serbinë për Kosovën, “tërmet” politik në Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, po mban fjalim përpara krerëve shtetërorë, të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Trump tha se është shumë e rëndësishme që Irani të gjejë rrugën e drejtë dhe shtetet të adresojnë paqen e qëndrueshme dhe t’i japin formë asaj.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për miratimin e Bordit të Paqes. Afër 30 shtete janë bërë pjesë e tij dhe dua t’i falënderoj për kontributin e tyre me miliona…

dua të falënderoj ata që kanë dërguar trupa dhe polici dhe trajnime, për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezia, Maroku, Shqipëria, Kosova, Kazakistani, Egjipti, Jordania dhe më shumë. Prej kur mora udhëheqjen, ka qenë nder të ndaloj 8 luftëra dhe të bëhem mik me liderët e shumë prej atyre shteteve” tha Trump.