LAJME / E Martë 22 Shtator 2026, 22:10

Aksident i rëndë në vend, 3 persona nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Voskopojës, në Korçë.

Nga aksidenti raportohet se kanë mbetur të lënduar 3 persona,

të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe gjendja e të lënduarve Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe shërbimet përkatëse.