LAJME / E Martë 22 Shtator 2026, 21:09

Tiranë, i riu humb jetën pas rënies nga kati i pestë i një pallati

Një 36-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit, në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 07:30. Viktima është identifikuar si Gerald S., 36 vjeç.

Policia bën me dije se nga të dhënat e para dyshohet se i riu është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Për momentin nuk janë bërë publike të dhëna të tjera lidhur me shkaqet apo rrethanat që i paraprinë ngjarjes.