
Sezoni i ri i “Përputhen” sapo ka nisur, por konkurrentët kanë filluar që në ditët e para të krijojnë situata që po komentohen edhe jashtë studios.
Protagonistë këtë herë janë Endriti dhe Xhesika, dy prej konkurrentëve të këtij sezoni. Gjatë emisionit, Endriti u ngrit nga karrigia dhe iu afrua Xhesikës, e cila ndodhej e ulur.
Më pas ai u ul në gjunjë përpara saj, i mori këmbën dhe e puthi, duke surprizuar Xhesikën dhe pjesën tjetër të konkurrentëve në studio.
Momenti u shoqërua menjëherë me reagime dhe të qeshura. Edhe vetë Xhesika e priti situatën duke qeshur, ndërsa veprimi i Endritit nuk kaloi pa komente nga të pranishmit.
Pamjet kanë nisur të qarkullojnë edhe në rrjetet sociale, ku veprimi i konkurrentit ka sjellë reagime të ndryshme nga publiku.
“Përputhen” nisi sezonin e ri vetëm një ditë më parë, me Heidi Bacin në rolin e moderatores dhe një kast të ri konkurrentësh. Që në hapje u njoftuan gjithashtu rregulla të reja për sjelljen në studio, ndërsa Endriti dhe Xhesika kanë dhuruar një prej momenteve të para që ka marrë vëmendje në rrjet.
