Në një postim prekës në rrjetet sociale, Darien Shqina, djali Grida Dumës, ka ndarë dhimbjen për ndarjen nga jeta të babait të tij, diplomatit Ilir Shqina. Ai ka treguar se lajmi e ka gjetur jashtë vendit, në një moment të vështirë ku sapo ishte kthyer për të përcjellë gjyshen e ndjerë, ndërsa mësoi për humbjen e babait të tij, i cili ndodhej në gjendje kome.
“Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe mbrojtësi im”, shkruan Darien në një mesazh emocional, ku përshkruan ndikimin e jashtëzakonshëm që ka pasur i ati në jetën dhe formimin e tij si njeri.
Ai e përshkruan Ilir Shqina si një figurë të jashtëzakonshme të diplomacisë shqiptare, që ka përfaqësuar vendin me ndershmëri, drejtësi dhe përkushtim në arenën ndërkombëtare. “Ke shkëlqyer në karrierën tënde në diplomaci, dhe e ke pasion të vërtetë”, shkruan ai, duke vlerësuar kontributin e të atit në përparimin ndërkombëtar të Shqipërisë.
Në përfundim të mesazhit, Darien shprehet se do ta mbajë gjithmonë me vete figurën e babait dhe kujtimet e tij të çmuara: “Je gjithmonë i imi dhe gjithmonë do të të dua!”
Diplomati Ilir Shqina ka shërbyer për shumë vite në shërbimin diplomatik shqiptar, ku është vlerësuar për integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj vendit. Ndarja e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta ngushëllimi dhe respekti për figurën e tij në opinionin publik dhe diplomacinë shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE