LAJME / E Enjte 18 Qershor 2026, 19:07

Gjykata e Lartë shfuqizon sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, dosja rikthehet në Apelin e GJKKO-së

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin për sekuestrimin e pasurive të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke e kthyer çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendimi u mor këtë të enjte nga gjyqtari Gent Shala, i cili rrëzoi vendimin e mëparshëm të dhënë nga gjyqtari Dhimitër Lara për sekuestrimin e tre pasurive në emër të Ahmetajt.

Si pasojë e këtij vendimi, dosja do të shqyrtohet sërish nga Apeli i GJKKO-së, por me një trupë tjetër gjykuese, e cila do të rivlerësojë ligjshmërinë e masës së sekuestrimit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk i jep fund çështjes, por rikthen procesin në fazën e rigjykimit, ku do të merret një vendim i ri për pasuritë e sekuestruara të ish-zyrtarit të lartë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE