LAJME / E Mërkurë 18 Tetor 2023, 13:01

Gjendet i vdekur një burrë në kufirin shqiptaro-grek

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Devoll, ku një person është gjetur i pajetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kufirin shqiptaro-grek mbi fshatin Ponçarë, ku viktima nuk është identifikuar ende, por dyshohet se është rreth të 60-ave.

Trupi është gjetur nga banorë të fshatit, teksa pas kqyrjes nga policia, në trup nuk i janë gjetur shenja dhune. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes, teksa policia ka nisur hetimet.