
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo po përjeton një tragjedi të rëndë familjare, pasi gruaja e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre janë gjetur të pajetë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmetet në Venezuelë.
Sipas raportimeve, pas 74 orësh kërkime intensive, ekipet e shpëtimit lokalizuan trupat e viktimave, duke shuar shpresat se ata mund të kishin mbijetuar.
Lajmin fillimisht e bëri të ditur miku i familjes dhe futbollisti Edson Tortolero, ndërsa më vonë u konfirmua edhe nga klubi i Trejos, Marítimo de La Guaira.
Në një reagim zyrtar, klubi shprehu ngushëllimet për futbollistin dhe familjen e tij, duke kërkuar respekt për privatësinë e tyre në këtë periudhë të rëndë zie.
Lucas Trejo, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit grek Atromitos, po merr mbështetje nga komuniteti sportiv pas humbjes së rëndë familjare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
