LAJME / E Hënë 8 Janar 2024, 00:12

Gëzim Sinomati u qëllua për vdekje me snajper sapo doli në ballkon. Si i shpëtoi atentatit një vit më parë i riu

23-vjeçari Gëzim Sinomataj mbeti viktimë mbrëmjen e sotme pasi u qëllua për vdekje me snajper teksa sapo kishte dalë në ballkonin e banesës së tij fare afër poliklinikës qendrore të qytetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi sonte ora 22 në në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e autorëve.

Krimi dyshohet se pati këtë skemë: Autori kryesor, me një snajper në dorë është stacionuar tek një objekt që shihte përballë me vilën trekatëshe ku jetonte Sinomataj dhe sapo djaloshi 23 vjeçar ka dalë në ballkonin, ka hapur zjarr duke i marrë jetën.

Menjëherë më pas, në koordinim me autorë të tjerë, ka rendur drejt makinës BMW dhe së bashku janë larguar që andej duke shkuar në lagjen "24 Maji". Atje i kanë vënë flakën mjetit duke u larguar më pas me një tjetër makinë.

Mësohet se më parë Sinomataj i ka shpëtuar një atentati tjetër me tritol, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vrasjes së të riut edhe pse ka dyshime për konflikte të mëhershme të tij ose të familjarëve.

I ndjeri Gëzim Sinomataj, i kthyer pak ditë më parë nga Belgjika, ishte djali i Sokol Sinomataj, i njohur mediatikisht si ish anëtar i bandës së Gaxhait. Ndaj hetimi policor përfshin pistë hakmarrjeje të mundshme.

E ndërsa Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve të nngjarjessë paprecedentl të vrasjes me snajper, autorët  e kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.