LAJME / E Premte 10 Korrik 2026, 16:04

Gëzim në Familjen Mbretërore Shqiptare, Princi Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër të një djali, ja emri i princit

Lajme të gëzueshme kanë mbërritur për Familjen Mbretërore Shqiptare. Princi Aleksandër ka lindur, duke u sjellë gëzim anëtarëve të familjes dhe mbështetësve të monarkisë shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një postimi nga Erion Telit, ish-drejtori i komunikimit për Familjen Mbretërore, i cili shprehu emocionet e tij për lindjen e princit të vogël dhe i përcolli urime Princeshës Blerta dhe Princit Leka.

Në mesazhin e publikuar, ai shkruan se kjo është “një nga ato ditë kur fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gëzimin”, duke shprehur emocionet e pritjes për lindjen e trashëgimtarit të ri.

“Faleminderit Princeshës sonë që na duroi ne, monarkistët, me gjithë padurimin, emocionet dhe dashurinë tonë për Familjen Mbretërore”, thuhet ndër të tjera në përshëndetjen e publikuar.

Postimi shoqërohet me urime për mirëseardhjen në jetë të Princit Aleksandër:

“Mirë se vini në jetë, Lartësia e Tij Mbretërore, Princi Aleksandër! Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore Shqiptare.”

Postimi i plotë

Princi Aleksandër i Shqiptarëve sapo lindi…

Që nga ora 5:30 e mëngjesit kam parë orën pa pushim. Sot është një nga ato ditë kur fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gëzimin. Mbrëmë, në lutjen time, i kërkova Zotit ta bekonte Princeshën Blerta, t’ia bënte çdo moment të kësaj dite të lehtë dhe të ishte pranë saj. Sot besoj se Ai e dëgjoi atë lutje.

Në këtë ditë shumë të veçantë, dua t'i them vetëm një gjë Princeshës sonë:

Shih edhe    Një ditë para vrasjes së policit, Braçellari u denoncua për pagën e tij nga bariu. 43-vjeçari e kërcënoi atë dhe
Faleminderit. Faleminderit që na keni duruar ne, monarkistët, me gjithë padurimin, emocionet dhe dashurinë tonë për Familjen Mbretërore. Gjithmonë na keni pritur me mirësi, përulësi dhe një buzëqeshje që na ka bërë të ndihemi pjesë e këtij gëzimi.

Thonë se fytyra është pasqyra e shpirtit. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë fytyra juaj është fytyra e një engjëlli. Mirësia, qetësia dhe dashuria që ajo përcjell janë dhurata që nuk mund të falsifikohen.

Sot, jo vetëm Princi Leka, por të gjithë ne ndihemi të bekuar që të kemi pranë si Princeshën tonë.

Mirë se vini në jetë, Lartësia e Tij Mbretërore, Princi Aleksandër!

Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore Shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE