Prestigjozja britanike kushtuar udhëtimeve “Lonely Planet” ka intriguar vizitorët e vendit e të saj përmes një rrëfimi për kryeqytetin shqiptar, Tiranën.
Në rrëfim ajo përcjell të gjitha ngjyrat e shijet kryeqytetit shqiptar nga arkitektura, street-art e deri tek restorantet me ushqime të papërsëritshme e baret fantastike.
Lajmin e ka ndarë edhe kryeministri Rama, i cili shprehet se ky superpromovim premton më shumë vizitorë nga Britania e Madhe, të cilët për periudhën janar-gusht të këtij viti kanë qenë plot 161 mijë, ose 33% më shumë krahasuar me një vit më parë