LAJME / E Mërkurë 18 Tetor 2023, 20:08

Foto: Plagosi shokun e lagjes dhe ‘ia mbathi’, policia në ndjekje të 18-vjeçarit

18-vjeçari Armir Hasa ka plagosur pasditen e sotme shokun e lagjes së tij në Kamëz. Ky i fundit, 16 vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se i mituri, ka marrë një plumb në pjesën e pulpës në këmbë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në foton e mëposhtme autori i plagosjes Armir Hasa:

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj raporton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal, ndërsa policia po sheh kamerat e sigurisë në zonë e po ashtu po hetohet arma që adoleshenti ka përdorur.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë, e pas këqyrjes së kamerave do të zbardhet dhe itinerari që ka  ndjekur autori i plagosjes. Në këtë mënyrë, do të zbulohet dhe vendodhja e tij./tvklan.al