LAJME / E Shtunë 23 Dhjetor 2023, 15:03

Foto/ Pas surprizës së paharrueshme, Fifit i ndodh e papritura: Miq, ju lutem më duhet ndihma juaj...

Mbrëmja e djeshme ka qenë më gjasë një nga ato netët e paharruara dhe me surpriza për këngëtaren e dashur për publikun, Fifi. Artistja mori propozimin ‘live’ për martesë nga partneri i saj Adisi, ku u pa e emocionuar mes lotësh.

 

Pak pas përfundimit të spektaklit të “Dancing With The Stars”, artistja ka njoftuar në ‘Instagram’ një lajm aspak të këndshëm për të ku ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj për të gjetur qenushin që i ka humbur.


“Te dashur miq te instagramit, me duhet ndihma juaj! Sot rreth ores 20:00 tek Medreseja/Farmacia 10, gjate kohes kur kemi qene ne spektakel, qenushja ime ka dalur nga shtepia dhe ka humbur. Goca ime e ka emrin Beba dhe Raca eshte Maltese mixed me Yorkshire. Ju lutem kushdo qe mund ta keni pare diku ne rruge ose nese e keni gjetur, me lajmeroni!!”, njofton Fifi.