Forcat ajrore të Izraelit kanë dhënë përditësime sa i përket operacionit ‘Luani në Ngritje’ ndaj Iranit, duke treguar se tashmë Izraeli ka superioritet ajror mbi territorin iranian, përcjell Gazeta Metro.
Izraeli po përgatitet për një përshkallëzim edhe më të madh me Iranin, mirëpo operacioni po shkon sipas planit dhe çdo gjë po shkon mirë, raporton korrespondenti i Times of Israel, Emmanuel Fabian.
Forcat ajrore izraelite tashmë kanë mundësi që të fluturojnë mbi Teheran me avionë luftarakë, një avantazh ky shumë i rëndësishëm për Izraelin,
“Forcat Ajrore thonë gjithashtu se po punojnë për të penguar përpjekjet e Iranit për të lëshuar breshëri masive raketash balistike drejt Izraelit, me avionë luftarakë që fluturojnë mbi vendet e lëshimit. Me kalimin e kohës, aftësia e Iranit për të lëshuar raketa drejt Izraelit do të degradohet ngadalë, thotë Forcat Ajrore Izraelite”, raporton gazetari Fabian.
Ushtria izraelite po ashtu ka ndarë video dhe pamje të momenteve kur forcat ajrore i identifikojnë raketa-hedhësit e Iranit dhe më pas i bombardojnë. Izraeli është optimist që ka arritur superioritetin ajror dhe do të ketë mundësi që t’i godasë më lehtë të gjitha caqet ushtarake dhe bërthamore në Iran./gazetametro.net , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE