LAJME / E Shtunë 23 Dhjetor 2023, 15:03

“Fole” prostitucioni e kamufluar në qendër masazhi në Tiranë, e pësojnë keq dy persona (Detajet)

Policia në Tiranë ka goditur një qendër prostitucioni, ku në pranga ka rënë pronari i saj dhe një shtetase tjetër, ndërkohë që kanë nisur hetimet dhe për një 39-vjeçare.

Blutë bëjnë me dije se  bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. S., 39 vjeç, dhe H. M., 39 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja V. V., 39 vjeçe, banuese Tiranë.

Shtetasi E. S., administronte një qendër masazhesh, në “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara shtetasja H. M., dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.