LAJME / E Enjte 13 Maj 2021, 16:04

Festë në shtëpinë e moderatores së njohur të Top Channel, Bieta Sulo publikon videon emocionuese, shikoni surorizën e bukur që i ka bërë vogëlushit të saj dhe pamjet e mrekullueshme nga vila

Moderatorja e njohur e Top Channel, Bieta Sulo, ka ndarë një video sa të bukur po aq edhe emocionuese të djalit të saj që feston katër vjetorin.

Bieta ka menduar ta surprizojë të voglin e tyre duke i bërë bashkë të katër gjyshërit e tij. Në postimin në rrjetin social Instagram, ajo shfaqet me Kroin në krahë duke ngjitur shkallët brenda vilës së saj, e më pas e surprizon të voglin me të gjithë gjyshërit e tij të cilët e presin ne tavolinë me tortën me personazhet e tij të preferuar.

Bieta thekson se dy nga të moshuarit e kanë kaluar koronavirusin, e dy të tjerë janë vaksinuar prandaj grumbullimi në shtëpi për të festuar ditëlindjen e djalit nuk përben asnjë rrezik të përhapjes së virusit.