LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 19:07

Çfarë po ndodh: Pushuesit nga Kosova largohen nga Shqipëria, ja shkaku

Shqipëria ishte deri një vit më parë, destiancioni i preferuar për pushimet verore për qytetarët e Kosovës.

Por duket se këtë vit gjithçka ka ndryshuar. Numri i personave që shfaqin interes për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar ka rënë dukshëm.

“Ka një rënie të numrit të interesuarve që shkojnë në Shqipëri, pasi tashmë me liberalizimin e vizave janë hapur shumë dritare”, tha Baki Hoti, nga unioni i turizmit në Kosovë.

Përveç liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, një tjetër faktor kyç janë edhe çmimet e kripura që ofrojnë shërbimet në Shqipëri.

“Duke pasur parasysh rritjen drastike të çmimeve që nga Durrësi deri në Sarandë, kërkesa për të pushuar nga shqiptarët e Kosovës është zvogëluar mbi masën 40-60%”,-tha Ruzhdi Kurtishaj.

Sipas Kurtishajt, përveç ngritjes se çmimeve ne shume raste ka trajtim jo te barabarte te pushuesve kosovar me atë nga vendet e BE.

Sipas operatoreve turistik, pavarësisht rënies se interesimit, Shqiperia vazhdon te mbetet nje nga vendet me te vizitituara nga shtetasit e Kosovës, bashke me Turqinë, Malin e Zi, Por këtë vit ka edhe nje rritje te kërkesave për të pushuar ne bregdetin grek, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE