LAJME / E Martë 6 Dhjetor 2022, 16:04

Çfarë po ndodh? Sulmoi Berishën me grushta, policia rrethon me urgjencë shtëpinë e agresorit, fqinjët rrëfejnë të vërtetën për 31-vjeçarin

Policia ka rrethuar banesën e Gert Shehut, 31- vjeçarit që qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha, gjatë protestës së organizuar sot.

Siç shihet edhe nga pamjet disa efektivë kanë qëndruar pjashtë pallatit ku jeton agresori, e cila ndodhet në një lagje në rrugën e Elbasanit, ndërsa efektivë të tjerë ndodhen brenda ku mësohet se do të marrin në pyetje familjarët e 31- vjeçarit.

Fqinjët e 31- vjeçarit kanë deklaruar se Shehu njihej si problemtik por disa të tjerë shpehen se kishte probleme të shëndetit mendor. Nga ana tjetër, për disa banorë të lagjes ai është parë vetëm duke qarkulluar nëpër lagje.

Gert Shehu është arrestuar nga policia, pak pas incidentit të ndodhur ditën e sotme teksa 31- vjeçari ka sulmuar me grusht kreydemokratin Sali Berisha i cili ka rënë përtokë dhe është ngritur me shenjë në fytyrë. Agresori ishte veshur me një bluzë kuq e zi.