LAJME / E Enjte 19 Tetor 2023, 15:03

Çfarë ndodhi në provat e DWTS? Plas sherri mes konkurentëve (Video)

Konkurrentët e “Dancing with the Stars” e kanë marrë shumë seriozisht këtë sfidë dhe kjo duket se ka sjellë shumë përplasje mes konkurrëntëve por jo vetëm pasi së fundmi, Juli është përplasur me Dionin, balerinin e saj, gjatë provave.

Në një video që është bërë menjëherë virale, Juli dhe Dioni shihen të debatojnë dhe shkak për këtë është bërë xhelozia e Julianës.

Fillimisht debati ka nisur për shkakun se Dioni nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur Julianës, duke e lënë atë vetëm ndërkohë që bisedonte me persona të tjerë.

Më tej sherri ka vijuar, ku Dioni i ka kërkuar Julit të mos komentojë padjeshkat e të tjerëve sepse ai nuk ka dëshirë ta bëjë këtë gjë.

Nuk kam aspak dëshirë të komentoj performancat e të tjerëve”, nxehet Dioni.

Nga ana tjetër, Juliana i është përgjigjur se po keqkupton gjithçka pasi qëllimi i saj është të mësojë nga të tjerët dhe jo të analizojë kërcimet e tyre.

Kujtojmë që javën e kaluar, Juliana dhe Dion e kanë hapur mbrëmjen me një quickstep.

Vlerësimet e jurisë ishin kryesisht pozitive, ndërsa me pikët nuk rezultoi kështu pasi morën 27 pikë, aq sa natën e parë.

Këtë të premte pritet një tjetër show magjik, me personazhe të famshëm që do të ngjiten në skenë për të sjellë performanca tepër të veçanta.

Të gjithë konkurrentet i dedikojnë kohën e tyre provave gjatë gjithë javës, për të sjellë kërcime të mrekullueshme në skenë.