LAJME / E Enjte 18 Qershor 2026, 17:05

Çfarë ndodhi!? Luiz Ejlli përfundon në polici, shfaqet i revoltuar (Video)

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ka rikthyer në qendër të vëmendjes fituesin e “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli.

Këtë herë, këngëtari nuk është parë në ndonjë koncert, intervistë apo transmetim në rrjetet sociale, por në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, Luiz Ejlli shfaqet duke biseduar me një efektiv policie. Videoja ka ngjallur menjëherë interes dhe diskutime mes ndjekësve, pasi nuk dihet ende arsyeja e pranisë së tij në komisariat.

Deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me rrethanat e ngjarjes apo arsyen që e ka çuar këngëtarin në ambientet e Policisë së Shtetit.

Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit po aludojnë për skenarë të ndryshëm, ndërsa të tjerë kërkojnë të mos nxirren përfundime pa u bërë publike faktet.

Mbetet për t’u parë nëse vetë Luiz Ejlli apo autoritetet do të japin një sqarim në lidhje me këtë episod, i cili ka ngjallur kuriozitet të madh te publiku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE