LAJME / E Shtunë 21 Qershor 2025, 13:01

Çfarë humbët nga finalja e Ferma VIP? Kapet puthja në buzë e Albanos me ish-fermeren në prapaskenë

Mbrëmja e djeshme në ekranin e Vizion Plus dhe Tring ishte e mbushur me emocione dhe spektakël. Finalja e madhe e “Ferma VIP 2” u zhvillua në një event madhështor, plot surpriza dhe momente të paharrueshme.

Por surprizat nuk kanë munguar as në prapaskenë. Në një video të publikuar nga ish-fermerja Keisi, shfaqet një moment i pazakontë mes Kryeplakut Albano Bogdo dhe Elinarës, të cilët shkëmbejnë një puthje në buzë. Kjo skenë, që ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale, nuk është hera e parë që ndodh. Ajo është një përsëritje e një momenti të ngjashëm gjatë spektaklit dhe, sipas tyre, është pjesë e humorit dhe aktrimit që e ka shoqëruar edicionin.

Pas 24 javësh sfida, konkurrence dhe përjetimesh të forta, Big Basta u shpall fituesi i këtij edicioni, duke marrë kurorën e “Fermerit VIP” për vitin 2025. Në finale u përballën pesë konkurrentë: Andueli, Big Basta, Andrea dhe Big Mama, të cilët dhuruan emocione të forta deri në fund.

Spektakli i “Ferma VIP 2” u mbyll në një atmosferë festive, duke lënë pas një sezon të mbushur me të qeshura, përplasje, miqësi dhe surpriza që do të kujtohen gjatë nga publiku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE