
Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka thënë gjatë një interviste në Euronews se Presidenti turk Erdogan ka shpërndarë dhurata të pazakonta për liderët botërorë, pistoleta luftarake të personalizuara me emrat e tyre, të shoqëruara me plumba të vërtetë.
Sipas Karamuços, armët janë prodhime elitare dhe secila është vendosur në një valixhe të vogël të personalizuar. “Mesazhin politik nuk e jap dot, nuk jam i fushës, por janë armë të vërteta me plumba të vërtetë. Ka marrë edhe kryeministri ynë,” tha ai.
Ai shtoi se kryeministri britanik nuk e ka pranuar dhuratën, duke e lënë në ambasadë për të respektuar ligjet e rrepta për armët e zjarrit.
Karamuço shtoi se nuk dihet nëse kryeministri shqiptar do ta sjellë pistoletën në vend, pasi ka rregulla të qarta në legjislacionin ndërkombëtar për transportin e armëve, ndërsa plumbat janë pjesë e setit të dhuratës, duke e bërë atë edhe më simbolike.
“Sot një nga gjërat që promovoi Ankaraja janë dhuratat që iu dhanë liderëve kur u larguan, janë pistoletat. Presidenti Erdogan u shpërndau liderëve botërorë nga një pistoletë të personalizuar me emrat e tyre dhe me plumba të vërtetë. Mesazhin nuk e di, se nuk jam i fushës, mesazhin politik s’e jap dot. Janë prodhime shumë elitare, armë zjarri luftarake të vërteta, Çanik, me plumba të vërtetë, e futur në një valixhe
të vogël të personalizuar me emrin e çdo lideri. Ka marrë edhe kryeministri ynë. Nuk e di a do ta sjellë apo jo në Shqipër, se ka disa ligje se si funksionon kjo edhe në legjislacionin ndërkombëtar. Plumbat janë pjesë e setit. Për shembull, kryeministri britanik nuk ka pranuar ta marrë me vete, e ka lënë në ambasadë për të respektuar ligjet për armët e zjarrit, por do ta marrë në një rrugë tjetër”, tha Karamuço, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
