LAJME / E Diel 24 Dhjetor 2023, 14:02

Emrat: Ryshfet e kontrabandë mallrash në Kakavijë, pezullohen 3 doganierët dhe grupi i Anti-Kontrabandës. Pranga 6 shoferëve

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj bën me dije emrat e personave të arrestuar sot në Kakavijë për korrupsion e kontrabandë mallrash.

Mësohet se në pranga janë vënë Ardit Abria i cili ishte doganier me detyrë përgjegjës turni dhe Eliod Shurdhaj, doganor për kontroll fizik në këtë pikë kufitare.

Ende në kërkim nga policia është doganieri Arben Marvataj si dhe 3 punonjës të Antikontrabandës. Këta të fundit janë Fjodor Rucaj, Norion Spaho dhe Gramoz Shehu.

Policia ka arrestuar po ashtu dhe 6 drejtues të mjeteve që transportonin mallra kontrabandë:

1-Valter Dosti
2- Thanas Malaj
3-Rigent Ismaili
4- Astrit Xhaxha
5- Arjan Mustafaj
6- Fatjon Osmani