LAJME / E Mërkurë 10 Janar 2024, 20:08

Elvis Pupa opinionist në BBV3? Krahë tij do të jetë dhe personazhi më i preferuar i publikut (Video)

Aktori i humorit Elvis Pupa do të kujtohet gjatë si ish konkurrent i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania.

Ndonëse ky i fundit do të nisë së shpejti, Pupa ka vendosur të jetë ai opinionist i programit, por nuk do të jetë vetëm, pasi krahë tij do të jetë ‘Avdiu’ karakteri që Pupa ka sjellë vite më parë në Portokalli.

Dyshja Visi dhe Avdiu do të komentojnë si opinionistë çdo të martë dhe të shtunë pas përfundimit të spektaklit.

Një sërë surprizash të rezervuara për publikun të cilat do të zbulohen pas 13 janarit.