LAJME / E Premte 19 Janar 2024, 13:01

Ekzekutimi brenda burgut, Sokol Mjacaj u tregon hetuesve mekanizmat si e bëri vrasjen

Sokol Mjacaj që ekzekutoi Arben Lleshin brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe plagosi Indrit Shaqjen, është marrë në pyetje nga grupi hetimor i Prokurorisë së Elbasanit në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Burime nga Prokuroria informojnë se Mjacaj ka dhënë detaje për ngjarjen dhe ka zbardhur mekanizmat.

Sakaq, Sokol Mjacaj ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme vendimin për izolimin e tij në regjimin “41 Biss”.

Në mes të Dhjetorit 2023, Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin. I plagosur mbeti dhe shoku i qelisë së Lleshit, Indrit Shaqja. Teksa është aluduar se vrasja ka të bëjë me një porositje nga jashtë në formë gjakmarrjeje.