LAJME / E Diel 15 Qershor 2025, 00:12

Ekspertët bëjnë zbulimin tr*nditës: "Përplasjen e avionit e shkaktoi..

Një gabim i thjeshtë, por me pasoja shkatërrimtare, dyshohet se është shkaku kryesor i rrëzimit të avionit të Air India fluturimi AI171, ku humbën jetën 265 persona – përfshirë 24 vetë në tokë.

Aviatori dhe analisti i njohur i aksidenteve ajrore, “Captain Steve”, ka ngritur një teori të fortë, duke pohuar se bashkë-piloti mund të ketë ngritur gabimisht “flapsat” e krahëve në vend të tërheqjes së rrotave të uljes menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit, Indi.

“Besoj se piloti komandues i ka thënë bashkë-pilotit: ‘Tërhiq rrotat’. Por mendoj se ai ka kapur komandën e gabuar dhe ka ngritur flapsat në vend të rrotave,” deklaroi eksperti, duke shtuar: “Kjo do të shpjegonte pse avioni humbi menjëherë ngritjen dhe u përplas.”

Flapsat janë pjesë kyçe të krahëve që ndihmojnë në gjenerimin e ngritjes gjatë fluturimit në lartësi të ulët. Ngritja e tyre në fazat e para të ngritjes së avionit mund të shkaktojë humbje të menjëhershme të ngritjes dhe shpejtësisë ajrore – duke e bërë kontrollin e avionit thuajse të pamundur.

Dreamliner-i “Boeing 787” me destinacion Londrën u përplas në një lagje të populluar menjëherë pas ngritjes.

Kapiteni i avionit, Sumeet Sabharwal, kishte mbi 8,000 orë fluturimi. Bashkë-piloti, Clive Kunder, kishte përvojë më të kufizuar me rreth 1,100 orë fluturimi dhe kishte kryer trajnimin në SHBA. Të dy u konfirmuan të vdekur në vendngjarje  ,  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE