
PRISHTINË – Një ngjarje që ka nxitur reagime në opinion ka ndodhur para disa ditësh në lagjen Emshir të Prishtinës, ku dy persona janë arrestuar nga zyrtarët policorë pasi, sipas pretendimeve, nuk iu janë bindur urdhrave të policisë dhe kanë tentuar të largohen me motor.
Në videon e siguruar nga redaksia shihet momenti i arrestimit të dy të rinjve, ndërsa pamjet kanë ngritur dyshime dhe reagime lidhur me mënyrën e përdorimit të forcës gjatë ndërhyrjes së policisë.
Pas arrestimit, të rinjtë kanë deklaruar se janë keqtrajtuar fizikisht edhe brenda ambienteve të Stacionit Policor, pretendime për të cilat pritet të ketë sqarime dhe reagim zyrtar nga autoritetet kompetente.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe ka hapur debat mbi veprimet e policisë gjatë arrestimeve.
? Shikoni videon me pamjet ekskluzive të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
