LAJME / E Mërkurë 24 Qershor 2026, 17:05

Edi Rama deklaron pasurinë për 2026: Shtëpia në Surrel, apartamentet, llogaritë bankare dhe të ardhurat familjare

Sa pasuri ka deklaruar Edi Rama? Apartamente, shtëpia në Surrel, llogaritë bankare dhe të ardhurat e familjes Rama në një skedë të plotë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ndër vite pranë ILDKP-së pasuritë, të ardhurat dhe detyrimet financiare të tij dhe familjes. Të dhënat e 2026 të publikuara në platformën “Para dhe Pushteti” tregojnë pasurinë e deklaruar si dhe të ardhurat e familjes Rama gjatë vitit 2025.

Edi Rama rezulton pronar i një apartamenti banimi në Tiranë me sipërfaqe 59 m², të përfituar përmes privatizimit, me vlerë të rivlerësuar prej 5.4 milionë lekësh.

Ai zotëron gjithashtu një studio artistike me sipërfaqe 65 m² në Tiranë, të trashëguar nga babai i tij, me vlerë të deklaruar 2.5 milionë lekë.

Pasuria më e madhe e deklaruar është shtëpia e banimit në Surrel, ku Rama është bashkëpronar me 50%, ndërsa pjesa tjetër i përket regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama. Vlera e ndërtimit të saj është deklaruar 39.6 milionë lekë.

Por në deklarim as që jepet sa metra katrorë ai ka. Sipas deklarimit Rama thotë se është bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.

Për më tepër deklaron se ka detyrim të papaguar ndaj subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.

Gjithashtu Rama deklaron dhe kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.

Ai deklaron edhe “detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten”.

Ndërkohë, bashkëshortja Lindita Rama deklaron si pasuri personale një apartament në Tiranë me sipërfaqe 146.15 m², verandë 68 m² dhe garazh 17 m², si dhe një tokë arë prej 4 483.5 m² në Surrel.

Llogaritë bankare dhe detyrimet

Në momentin e marrjes së detyrës si Kryeministër në shtator 2013, Edi Rama deklaronte:

• 2 milionë lekë në llogari bankare personale;

• kredi të papaguar me vlerë rreth 336 mijë lekë;

• detyrim ndaj ndërtuesit të shtëpisë në Surrel prej mbi 12 milionë lekësh;

• detyrim për qira vjetore prej 573 mijë lekësh.

Bashkëshortja Lindita Rama deklaronte gjithashtu një hua prej 70 mijë eurosh të dhënë personave të tretë, si dhe mbi 6.2 milionë lekë në llogari bankare.

Sipas deklarimit vjetor, Edi Rama ka përfituar:

• 1.77 milionë lekë të ardhura neto nga paga si Kryeministër;

• 1.8 milionë lekë nga shitja e punimeve artistike.

Nga ana tjetër, bashkëshortja Lindita Rama ka deklaruar:

• 2.52 milionë lekë të ardhura nga paga;

• 2.49 milionë lekë nga konsulenca dhe ekspertiza;

• 2.53 milionë lekë të ardhura neto nga qiraja e apartamentit.

Ndërsa djali Gregor Rama ka deklaruar 25 mijë euro të ardhura nga shitja e veprave të artit.

Gjatë vitit 2020 janë deklaruar:

• 4 482 euro pagesa për këstet e një kredie prej 80 mijë eurosh të marrë nga Lindita Rama;

• 360 mijë lekë pagesë qiraje nga Gregor Rama.

? Apartament në Tiranë: 59 m²

? Shtëpi në Surrel: vlerë 39.6 milionë lekë

? Tokë arë në Surrel: 4 483.5 m²

? Paga si Kryeministër (2020): 1.77 milionë lekë

? Të ardhura nga arti (2020): 1.8 milionë lekë

? Të ardhura nga qiraja (Lindita Rama): 2.53 milionë lekë

? Të ardhura nga konsulenca (Lindita Rama): 2.49 milionë lekë

? Të ardhura nga arti (Gregor Rama): 25 mijë euro, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE